Berisha-ministrave: Lini dosje, në karriget tuaja do ulen njerëz që nuk dijnë të lexojnë
TIRANË-Duke ironizuar sot, pasardhësit në qeveri, Berisha i bëri thirrje sot ministrave të tij të lënë në tryezë dosje të punës së kryer për projekte të veçanta.
“Kini parasysh se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë, as dosjet nuk dinë t’i lexojnë dhe thonë nuk gjetëm gjë. Vjen Beqja, në respekt të qytetarit, lini projektet e plota, e kemi detyrim ndaj qytetarëve, por mbani edhe një kopje për vete. Kemi funksionuar në mënyrë që shteti të funksionojë ekonomia të funksionojë, biznesi të funksionojë, nuk janë lojëra, janë projekte në vazhdim dhe uroj të ecin përpara,”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
(d.b/BalkanWeb)