E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha miraton rritjen rekord të pagave dhe pensioneve

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin e për rritjen e pensioneve, referuar
një rritjeje reale, nga e cila do të pëfitojnë plot 800 mijë familje shqiptare. Kreu i qeverisë Sali Berisha, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm vendimin për rritjen e pensioneve, duke theksuar se pensionet në qytet dhe në fshat, pensionet familjare dhe ato të invaliditetit si dhe ndihma ekonomike arrin një rritje që tejkalon qartësisht ndikimin e rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij, kryeministri bëri një analizë të rritjes së pensioneve që nga viti 2005 dhe deri tani. Në këtë drejtim ai u shpreh se “të ardhurat personale minimale përfshi kompensimet në qytet, nga 8350 lekë që ishin në vitin 2005, arrijnë në 11275 lekë në vitin 2008, ose me një rritje prej 35 përqind, krahasuar me vitin 2005”. “Por, rritja ka arritur në 40 përqind, në krahasim me vitin 2005, po të kemi parasysh edhe rritjen prej 5 përqind në fund të vitit. Të ardhurat e pensioneve maksimale në qytet rriten nga 16200 lekë në vitin 2005 në 19530 lekë në vitin 2008 dhe bashkë me shtesën në fund të vitit arrin në një rritje prej 26 përqind. Të ardhurat minimale të pensioneve në fshat rriten nga 3630 lekë që ishin në vitin 2005 në 6090 lekë në vitin 2008, ose me një rritje prej 78 përqind bashkë me fondin e fundvitit. Të ardhurat e pensioneve maksimale në fshat rriten nga 4767 lekë në vitin 2005 në 7371 lekë në vitin 2008, rritje që shkon në 65 përqind bashkë me fondin e fundvitit”, u shpreh Kryeministri Berisha. Në vijim, Kryeministri Berisha paraqiti një pasqyrë të detajuar të rritjes së pensioneve për të gjitha kategoritë nga viti 2005 deri tani. Gjithashtu, ai informoi se “paketa e rritjes së pensioneve dhe indeksimit të tyre përfshin dhe 73 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, mbi 5200 invalidë të punës dhe sëmundjeve profesionale dhe mbi 90 mijë familje me ndihmë ekonomike”. Kryeministri u shpreh se “qeveria shton një fond prej 300 milionë lekësh, i cili përdoret për mbështetjen e rreth 2 mijë personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë duke rritur pagesën për paketën e tyre higjieno-sanitare me 33 përqind, pra nga 9 mijë lekë në 12 mijë lekë për person në muaj”. “Qeveria po mban dhe po tejkalon premtimin e saj, pasi kurrë ndonjëherë më parë qeveritë shqiptare nuk kanë ndërmarrë një rritje kaq të fuqishme të pensioneve të të gjitha kategorive, të ndihmës ekonomike dhe të pagesave të tjera të kujdestarisë”, u shpreh Kryeministri duke theksuar se “kjo është realizuar si rezultat i luftës kundër korrupsionit dhe të disiplinës fiskale të bazuar në ligj”. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se “këtë vit të ardhurat janë rritur me 1.2 miliard dollarë pavarësisht nga ulja drastike e taksave”.
Ja sa janë rritur pensionet dhe kompensimet nga viti 2005/Të ardhurat pensionale minimale, përfshi kompensimet, në qytet nga 8350 lekë që ishin në vitin 2005, arrijnë në 11 275 lekë në vitin 2008, ose me një rritje prej 35 për qind, krahasuar me vitin 2005. Po të shtohet edhe rritja 5 për qind, që i takon me shtesën e fondit që bëhet në fund të vitit, rritja e pensioneve minimale në qytet është rreth 40 për qind krahasuar me vitin 2005. Të ardhurat pensionale maksimale në qytet rriten nga 16 200 në vitin 2005, në 19 530 në vitin 2008, ose një rritje prej 21 përqind. Po të shtojmë edhe shtesën në fund të vitit, kjo rritje shkon në 26 përqind. Ky vit, për të gjitha kategoritë e pensioneve në qytet është 10 përqind dhe për të gjitha kategoritë e pensioneve në fshat është 15 përqind. Të ardhurat minimale pensionale në fshat rriten nga 3630 lekë në vitin 2005, në 6090 në vitin 2008, ose një rritje prej 68 për qind dhe po të shtojmë rritjen e fundvitit prej 10 përqind, kapin një rritje prej 78 përqind. Të ardhurat pensionale maksimale në fshat rriten nga 4767 lekë në vitin 2005, në 7371 lekë në vitin 2008, ose një rritje prej 55 përqind. Po të shtojmë 10 përqind të fundvitit, shkon në një rritje prej 65 për qind. Po të analizohen pensionet mesatare mujore sipas kategorive dhe të ardhurave pensionale mesatare mujore për periudhën 2005-2008, krahasimi është sa vijon: Pensionet mesatare të pleqërisë janë rritur me 31 përqind; Pensionet mesatare të invaliditetit janë rritur me 40 përqind; Pensionet mesatare familjare në qytet janë rritur me 40 përqind; Pensionet mesatare të pleqërisë në fshat janë rritur me 48 përqind; Pensionet mesatare të invaliditetit në fshat janë rritur me 72 përqind; Pensionet mesatare familjare në fshat janë rritur me 89 përqind; Ndërsa të ardhurat mesatare pensionale të pleqërisë në qytet janë rritur 41 përqind; Të ardhurat pensionale mesatare të invaliditetit janë rritur me 46 përqind; Të ardhurat pensionale mesatare familjare në qytet janë rritur me 42.6 përqind; Të ardhurat pensionale mesatare të pleqërisë në fshat janë rritur me 66.6 përqind; Të ardhurat pensionale mesatare të invaliditetit në fshat janë rritur me 91 përqind; Të ardhurat pensionale mesatare familjare në fshat janë rritur me 102 përqind; Tek rubrika e fundit nuk janë shtuar të ardhurat prej 10 për qind të fundvitit për fshatin dhe 5 përqind për qytetin; Paketa e rritjes së pensioneve dhe indeksimi i tyre, përfshin dhe 73 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, mbi 5 200 invalidë të punës dhe të sëmundjeve profesionale dhe mbi 90 mijë familje në ndihmë ekonomike; Indeksimi i pagesës për personat me aftësi të kufizuar është realizuar në masën 10 për qind, për 57 mijë persona. Këtyre kategorive, qeveria ju shton një fond tjetër prej 300 milion lekë, fond i cili përdoret për mbështetjen e rreth 2 mijë personave para dhe tetraplegjikë, duke rritur pagesën për paketën e tyre higjeno-sanitare me 33 për qind, nga 9 në 12 mijë lekë për person në muaj. Për invalidët e punës, duke përfshirë edhe invalidë të punës që janë paraplegjikë, mbështetja për karburantin rritet me 50 përqind. Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm për të mbështetur invalidët e punës të të gjitha kategorive është rritja e pagesës me 10 përqind për aftësinë e kufizuar.
 Leonard Quku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›