E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve: Duhet të justifikohet pasuria, përndryshe sekuestrohet nga shteti

Më në fund shqiptarët do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre ndryshe atë e sekuestron shteti. Ky është thelbi i projektligjit të hartuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë dhe të diskutuar nga komisioni i ligjeve në Kuvend. Sipas këtij drafti, të gjithë ata persona të cilët nuk e justifikojnë dot pasurinë e tyre, do t'u sekuestrohet. Por thelbi i debatit mes ish-Ministrit të Drejtësisë dhe nënkryetarit të Kuvendit, deputetit të LSI-së Nasip Naço ka qenë një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2007. Alibeaj, u shpreh kundër vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë atë kohë se nuk pranoi të merrte në konsideratë sekuestrimin e pasurive të shtetasit që gjykoi. Ndërkaq, Nasip Naço tha se nuk mund të komentohen vendimet e gjykatave. Ky projektligj bëhet në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›