"Berisha, na dha korrupsion dhe varferi"
Kryetarja e Grupit parlamentare te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, gjate vijimit te turit te saj ne Qarkun e Elbasanit, deklaroi se dy gjera na ka dhene me shumice ne keto kater vjet kryeministri Berisha, korrupsionin dhe varferine. Ne takimin me banoret te fshatit Mashaj, Leskaj ka permendur se ne programin e ri te PS, eshte parashikuar te ngrihet Agjencia e Biznesit Agrar, e cila do te beje qe te mos rikthehen me fenomene te produkteve bujqesore te skaduar e te patregueshme. "Ajo qe ka ndodhur, eshte rritja e pjaces se korrupsionit. Do te thote qe korrupsioni eshte rritur lart dhe eshte perqendruar ne me pak duar, ne duart e familjes se kryeministrit dhe ne duart e disa qeveritareve", vleresoi deputetja socialiste.