Olldashi: Tirana, motori i fitores sone
Demokratet e Tiranes, sipas drejtuesit te deritanishem do te jene moto i fitores se PD ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ish-kryetari i Partise Demokratike per Tiranen, Sokol Olldashi tha se procesi i riorganizimit te PD-se ne kryeqytet qe ka nisur prej muajsh, ka sjelle 5 mije anetaresime te reja ne kete parti. Duke mbajtur fjalen e hapjes se Kuvendit te 9-te te PD te kryeqytetit, ministri i Transporteve, Olldashi deklaroi se ky proces i riorganizimit ka treguar se Partia Demokratike, eshte nje force e rendesishme e vendit. "Ne kemi hyre ne procesin e riorganizimit statutor te deges dhe i gjithe ky proces, deshmon se PD mbetet ne menyre te padiskutueshme, nje force e rendesishme politike ne vend. Jane 5 mije qytetare, qe gjate procesit te ristrukturimit jane anetaresuar ne PD, ku 30 % jane zonja, ndersa 2.304 jane te rinj qe i bashkohen PD se Tiranes", deklaroi Olldashi ne hapjen e Kuvendit te Tiranes. Sipas tij, vitet pas 2005-es lidhen edhe me periudhen me intensive ne jeten politike te kryeqytetit. Po keshtu, ish-kreu i demokrateve te kryeqytetit theksoi se dega e Tiranes, ka dhene nje kontribut te qenesishem ne realizimin e premtimeve elektorale te vitit 2005, per demokratet duke vene ne dispozicion te qeverisjes se Shqiperise, burimet njerezore. Ministri aktual i Transportit dhe Telekomunikacionit tha se ky proces demokratik, qe ka ndodhur ne riorganizimin e kesaj dege, tregon se Partia Demokratike do ta fitoje Tiranen dhe te gjithe Shqiperine, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kuvendin e 9-te te PD-se per zgjedhjen e kryetarit te ri te deges se kryeqytetit, Olldashi e konsideroi te rendesishem per te gjithe politiken shqiptare. F.M