"Trafiku dhe punesimi, do te zgjidhen ne kohe rekord"
Kryeministri Berisha deklaroi se mazhoranca ne mandatin e saj te dyte, kishte shume projekte per kryeqytetin. Ne kete kuader kryeministri Berisha, deklaroi se nje ceshtje qe mazhoranca do ta zgjidhe menjehere eshte edhe trafiku i renduar i Tiranes. Po keshtu sipas Berishes, nje rendesi e vecante ne kryeqytet do t'i kushtohet edhe biznesit. Berisha gjate fjales se tij ne Kuvendin e Tiranes, theksoi se nxitja e biznesit ne kryeqytet kishte nje rendesi te vecante per te gjithe vendin. "Ne do te zgjidhim ne nje kohe rekord problemet e trafikut te ketij qyteti dhe jemi te vendosur te nxisim biznesin dhe zhvillimin e tij, ne kryeqytetin e vendit", deklaroi kryeministri Berisha. Po keshtu kryeministri, premtoi edhe me shume vende pune per banoret e Tiranes, permes projekteve te qeverise. "Kemi projekte per nje seri parqesh industriale, qe jane planifikuar ne zonat perreth Tiranes, ku do te punesohen shume qytetare", deklaroi Berisha. Sipas tij, e rendesishme eshte edhe fakti, qe sot Tirana eshte nje nga kryeqytetet me kriminalitet me te ulet, krahasuar edhe me ate te kryeqyteteve te tjera evropiane.