E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ndalet në Librazhd për të parë nga afër mozaikun e flamurit kombëtar i ndërtuar me gurë

25-11-2012 / Gazeta 55

Pas festimeve të 100 vjetorit në qytetin e Elbasanit, Kryeministri Berisha u ndal ne qytetin e Librazhdit për të vizituar punishten e mjeshtrit gurgdhendës, Gëzim Hidri, i cili ka realizuar mjeshtërisht në një mozaik, flamurin kombëtar, mozaik i cili është realizuar me gurë të përzgjedhur nga vende ku janë zhvilluar beteja për mbrojtjen e trojeve shqiptare ndër shekuj. Për ndërtimin e këtij mozaiku është punuar pa ndërprerë për  4 muaj, më qëllim përfundimin e tij para datës 28 nëntor. I kënaqur nga puna e mrekullueshme që është bërë, skulptori Hidri i ka treguar kryeministrit Berisha se ndërtimi i këtij mozaiku ka një domethënie të veçantë. Mozaiku do të jetë një dhuratë për qytetarët e Tiranës në 100-vjetorin e Pavarësisë. Ky mozaik i cili do të çelë edhe festimet e pavarësisë në kryeqytetin shqiptar do të vendoset pranë Urës së Tabakëve.

Kryeministri pasi bëri një apoteozë për simbolin më të çmuar të shqiptarëve, simbol të krenarisë dhe identitetit tonë , përgëzoi artistin Gëzim Hidri për pasionin dhe punën e tij duke e cilësuar një dhuratë që Librazhdi i bën Shqipërisë për 100 vjetorin e Pavarësisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›