E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nderohet me cmimin "Eisenhower Medallion"

Organizata People to People International njoftoi dje se, Kryeministri i Shqiperise, Prof. Dr. Sali Berisha, eshte fituesi i cmimit nderkombetar "Eisenhower Medallion". Ky cmim prestigjioz eshte krijuar per nder te ish -Presidentit te 34 te SHBA-ve, Dight D. Eisenhower, themelues i People to People International, ligjvenes, burre shteti, komandanti i forcave Aleate gjate luftes se dyte boterore, strateg ushtarak, komandanti suprem i forcave te NATO-s. Ky cmim u jepet cdo vit personaliteteve te shquara, me fame boterore, te cilet kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne procesin e paqes ne bote.

Presidentja e kesaj organizate, ne letren e saj drejtuar Berishes, thote: "Une personalisht kam qene deshmitare e kontributit qe ju keni dhene per krijimin e nje klime paqesore mes Shqiperise, vendeve te rajonit dhe komunitetit global, ndaj ju konsideroj ju si personalitetin e vetem per te fituar kete cmim".

Disa prej personaliteteve qe kane fituar kete cmim nder vite jane: Nene Tereza - 1988; Kryeministri Yitzhak Rabin - 1996 (pas vdekjes); Presidenti Jimmy Carter; Organizata Save the Children - 1998; Shkelqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dyte, Ish-presidentet e SHBA-ve Bush Senior, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.

Ne pamundesi per te marre pjese vete, Kryeministri per shkak te angazhimeve qe burojne nga rizgjedhja e tij ne kete detyre ne zgjedhjet e dates 28 qershor 2009, cmimi do t'i dorezohet ne emer te tij, zonjes Liri Berisha, e shoqeruar nga Zv/Ministrja e Puneve te Jashtme Edith Harxhi ne Las Vegas, ne takimin e pervitshem te People to People International ne shtator, ku pritet te marrin pjese lidere dhe personalitete nga vende te ndryshme te botes.

Rreth People to People International

Qellimi i People to People International eshte te promovoje mirekuptim dhe miqesi nepermjet aktiviteteve edukative, kulturore dhe humanitare duke perfshire shkembimin e drejtperdrejte te ideve dhe eksperiencave te njerezve nga vende dhe kultura te ndryshme.

People to People International ka ne fokusin e vet rritjen e komunikimit nderkulturor brenda cdo komuniteti, si dhe ndermjet komuniteteve dhe kombeve te ndryshme. Toleranca dhe mirekuptimi i perbashket jane tema qendrore. Edhe pse nje organizate jo-politike, People to People International mbeshtet vlerat dhe synimet baze te themeluesit te saj, Presidentit Dwight D. Eisenhower, i cili e krijoi kete organizate, me 11 Shtator 1956.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›