E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nuk e leshojme mandatin e Fierit, me asnje cmim

Socialistet paralajmerojne protesta dhe se nuk do te njohin zgjedhjet e 28 qershorit, nese do te preket mandati i 9 qe ata pretendojne se e kane ne Fier, por edhe ai i 5 ne Berat. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i beri thirrje dje, si kryeministrit Sali Berisha ashtu edhe liderit te LSI-se, Ilir Meta, qe te mos prekin mandatin e nente te deputetit, qe sipas tij, e meriton selia roze. Thirrje qe Rama, e beri pak ore para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te nise shqyrtimin e ankeses se PS-se, per rezultatin e nxjerre ne Fier. "Mos prekni mandatin e 9-te te socialisteve ne Fier, sepse do te perballeni, jo vetem me mosnjohjen e zgjedhjeve, por edhe me reagimin e merituar te popullit te Fierit e te gjithe Shqiperise. Ne nuk e leshojme mandatin e 9-te te Fierit, me asnje cmim dhe nuk terhiqemi nga zbardhja deri ne fund e krimit elektoral te 28 qershorit, per asnje arsye", tha prere Rama. Ai e quajti PS-ne, forcen e pare politike ne vend, e cila ka per detyre te pa shmangshme, mbrojtjen me cdo kusht te lirise dhe demokracise ne vend. Sipas Rames, pa u hapur ende "rete e zeza" te 28 qershorit, mbi Fierin, Beratin, Shkodren, Tiranen e gjetke, Sali Berisha dhe Ilir Meta nxituan te bejne publike, marredhenien e tyre per ta vene popullin opozitar perballe faktit te kryer dhe per ta shkurajuar Partine Socialiste ne rrugen e kerkimit te mandatit te 9-te ne Fier, te mandatit te 5-te ne Berat, e me radhe deri ne zbardhjen e plote te ketij procesi pa standarde. "Nga procesi pa standarde, po del nje qeveri e cila quhet e integrimit evropian te Shqiperise, por ne fakt eshte e integrimit ekonomik te dy oborreve familjare e klanore, ne dem te lirise e demokracise se vendit tone dhe ne kurriz te qytetareve shqiptare", tha Rama. Sipas tij, Berishen me Meten, i bashkon politika e vjeter e dy fytyresise, genjeshtres dhe mllefit, e interesave politike dhe ekonomike teresisht personale dhe klanore. Rama i quajti dy negociatoret per koalicionin e ri qeverises, si shembelltyren demaskuese te nje teatri, qe u luajt per te marre votat e shqiptareve, si kundershtare te betuar dhe per te krijuar pastaj me keto vota, nje aleance kunder vullnetit dhe interesave te zgjedhesve. "Sali Berisha dhe Ilir Meta, jane sot dy fytyrat e se njejtes genjeshter, e te njejtit mllef, e te njejtave interesa politike e ekonomike, teresisht personale e klanore, qe me shpifje te uleta, diversione te neveritshme, perpjekje te deshperuara, po mundohen te "vrasin me nje gur dy zogj", te legjitimojne zgjedhjet e grabitura dhe te demoralizojne e nenshtrojne Partine Socialiste", akuzoi Rama.

Detaje

2 Mandate

Pretendon Partia Socialiste, se i jane marre padrejtesisht. Sipas kreut socialist, Edi Rama, nje mandat i perket Qarkut te Fierit dhe nje tjeter mandat, i perket Qarkut te Beratit.

28 qershor

U zhvilluan zgjedhjet parlamentare per perberjen e Kuvendit te ri. Ndonese kane kaluar rreth dy jave nga zhvillimi i tyre, ende nuk eshte bere publik, rezultati perfundimtar, zyrtar i tyre.

Ankimimi

Te tjera ankesa, selia roze ka per parregullsi dhe tjetersim te votes, ne qarqe te tjera te vendit. Keshtu ankesa ka edhe per Qarkun e Tiranes, po ashtu edhe ne Qarkun e Shkodres.

Partia Socialiste eshte me e forte se asnjehere, perballe "ciftit" te ri Sali Berisha dhe Ilir Meta. Keshtu deklaroi dje kryetari i PS-se, Edi Rama, nga selia roze. Sipas tij, sa me shume te plotesojne njeri-tjetrin ne lojen e tyre te turpshme, sa me shume te orvaten ne planin e tyre te deshtuar, per te perbaltur Partine Socialiste dhe ate personalisht. "Aq me e qarte behet per te gjithe shqiptaret, se ky "cift" i ri i politikes se vjeter, ka lindur per te mbajtur peng te ardhmen e tyre, per te dhunuar vullnetin e tyre, per te plackitur atdheun e tyre", u shpreh Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›