Berisha nderohet me titullin Anetar nderi nga Shoqata e Miqesise Shqiperi - Izrael

Kreu i qeverise Sali Berisha gjate vizites se tij tre ditore ne Izrael u nderua dhe me titullin Anetar nderi i Shoqates se Miqesise Izrael-Shqiperi me motivacionin Per kontribut te jashtezakonshem ne forcimin e miqesise e bashkepunimit midis shtetit te Izraelit dhe Republikes se Shqiperise si dhe mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj popullit te Izraelit. Duke i falenderuar perzemersisht per titullin e akorduar Kryeministri u uroi 28 nentorin diten e pavaresise duke e ftuar shoqaten e tyre te perfaqesohet ne festimet e 100-vjetorit te pavaresise vitin e ardhshem.
Se pari deshiroj tju pershendes shume perzemersisht dhe me shume mirenjohje qe gjate ketyre 20 viteve qe jetoni ketu keni qene ambasadore te shkelqyer te Shqiperise dhe shqiptareve ne kete vend dhe komb mik. Por dua te falenderoj edhe te gjithe qytetaret shqiptaro-hebrenj qe u larguan nga Shqiperia pas hapjes se vendit dhe sot kudo qe jane ne SHBA e vende te tjera kane po keto ndjenja te zjarrta qe keni ju per Shqiperine dhe shqiptaret dhe jane avokate te shkelqyer ambasadore te mrekullueshem te Shqiperise dhe shqiptareve - u shpreh Kryeministri Berisha. Gjate takimit qe pati me perfaqesuesit e kesaj shoqate ai beri nje permbledhje te gjere te takimeve qe pati me zyrtaret e larte izraelite nga te cilet mori mbeshtetje maksimale per investime ne Shqiperi. Kryeministri me premtoi se do te vije se shpejti ne Shqiperi me nje delegacion te fuqishem biznesmenesh me garantoi se qeveria e tij do te beje gjithcka per te nxitur inkurajuar e mbeshtetur investimet izraelite ne Shqiperi - u shpreh Berisha gjate takimit. Gjithashtu kreu i qeverise zhvilloi edhe nje vizite ne qendren e projektit Te lutem prek Please Touch ne Tel Aviv nje projekt qe synon integrimin ne shoqeri dhe ne jeten e perditshme te personave me aftesi te kufizuara shikimi degjimi dhe te foluri.