Berisha nderon Gazideden

“Bashkim Gazidede dha nje kontribut historik te shkelqyer ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. Qendroi vendosmerisht ne mbrojtje te shtetit dhe kushtetutes gjate rebelimin komunist te 1997-es”, eshte shprehur Berisha.
Me te njejtat tone vleresuese u shpreh edhe kryetarja e Kuvendit, e cila gjithashtu iu referua rolit te Gazidedes per shtypjen e rebelimit te vitit 1997.
Ndersa ministri i Drejtesise, ne fjalimin e fundit te lamtumires, ofroi per Gazideden vleresime te denja per nje burre shteti.
Gazidede e drejtoi sherbimin sekret nga vitit 1992 deri ne viti 1997, periudhe kur ky sherbim ka mbetur ne kujtese per raportet e dhunshme me opoziten e majte te asaj kohe dhe median.
Se fundi ai ishte vene ne listen e deshmitareve ne nje proces ne Tirane, ku disa ish-vartes te tij jane nen akuze per rrembime dhe tortura me pasoje zhdukjen e nje biznesmeni shqiptaro-maqedonas.
Ne ceremonine e zhvilluar ne hyrje te Kuvendit te Shqiperise mungonin deputetet e opozites, nderkohe qe edhe prania e politikaneve te djathte ishte e reduktuar.