E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAD, Asambleja diskuton per pozicionin zgjedhor

Partia Aleanca Demokratike pas mbledhjes se Asamblese Kombetare ka ripohuar besimin per te qene nje force aktive dhe me e fuqishme ne parlamentin e pas vitit 2009.

Ka qene kjo pika kryesore per te cilen kjo asamble ka diskutuar mbi alternativat e mundshme per pozicionimin e PAD ne periudhen paraelektorale.

Pavaresisht se drejtuesit e Aleances Demokratike e kane quajtur veten me prane te majtes per integrim, ata kane lene edhe hapesira per bashkepunime me parti te tjera, nder te cilat edhe ajo demokratike.

Ne emer te PAD-se nenkryetari Arben Demeti hodhi poshte cdo fjale se kjo parti ka braktisur opoziten. “Ne jemi te hapur per te mirepritur ne PAD te gjithe ata intelektuale qe nuk e gjejne veten tek forcat e medha politike”, theksoi Demeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›