Sërish lëkundje tërmeti, shprehen sizmiologët
Tre lëkundje të lehta tërmeti, në intervale të ndryshme kohore, janë ndier gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme rreth 12 kilometra larg Librazhdit. Sizmiologët qetësojnë opinionin publik duke shtuar se nuk bëhet fjalë për tërmet
LIBRAZHD-Lëkundje tërmeti edhe sot në orët e para të mëngjesit në Shqipërinë e Mesme. Tre lëkundje të lehta tërmeti, në intervale të ndryshme kohore, janë ndier gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme nga banorët e fshatit Kuturman në komunën Librazhd Qendër, rreth 12 kilometra larg Librazhdit. Ndërkohë sizmiologët qetësojnë opinionin publik duke shtuar se nuk bëhet fjalë për tërmet, por thjesht lëkundje të lehta, të parrezikshme.
Kryetari i komunës Librazhd Qendër, Firdush Kurti, konfirmoi se "lëkundja e parë u ndie rreth orës 01:50 duke u gdhirë dita e sotme, ndërsa ajo e fundit në orën 05:00". Pranë komunës është ngritur menjëherë shtabi i emergjencës, i cili ka konstatuar dëme të lehta, si plasaritje muresh apo thyerje xhamash të banesave. Lëkundje të lehta, sipas burimeve, janë ndier dhe në qytetin e Librazhdit.
Këto lëkundje tërmeti pasojnë ato të mbrëmjes së dy ditëve më parë të cilat u ndien në Librazhd, Elbasan, Pogradec, Tiranë. Të pyetur rreth kësaj situate sizmiologët shprehen se lëkundjet sizmike të sotme nuk janë tërmet i mirëfillte. Sizmiologu Rrapo Ormeni tha sot se lëkundjet që i ndjenë këtë mëngjes janë vijim i lëkudnjeve të tërmetit të ditës së premte rreth 5-6 ballë që tronditi Shqipërinë e Mesme.
(d.b/BalkanWeb)