E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ndez motorret e fushates

Pasi ka bere homazhe dhe ka nderuar Azem Hajdarin, si simbolin e njerezor te levizjes studentore te dhjetorit 18 vjet me pare, lideri i demokrateve, Sali Berisha, ka festuar me te rinjte pervjetorin e 18-te te dites kur shqiptaret, te perfaqesuar nga studentet, u ngriten ne vitin 90-te kunder regjimit komunist.

Ne nje publik, qe atehere sapo kishte lindur ose ende nuk kishte ardhur ne jete, kryeministri Berisha ngriti ne piedestal rinine shqiptare.

"Rinia dhe liria jane pjese e pandare. Jam mese i sigurte dhe me i vendosur se kurdohere tjeter per ta", u shpreh Berisha.

Duke iu referuar 18 vjeteve kreu i demokrateve tha se besonte ne mbeshtetjen e rinise shqiptare per te ndryshuar vendin dhe per te realizuar plotesisht endrrren e rinise se viteve 90-te.

"Nuk jam moshatar me ju ne vite, po jam bashkemoshatar me ju ne shpresen time qe buron para se gjithash nga besimi i palekundur qe kam te ju", u shpreh kryeministri.

Me nje skenografi qe i ngjasonte fushates presidenciale amerikane, kryeministri Berisha ka ndezur edhe motorret e fushates elektorale te Partise Demokratike, duke bere refren slloganin "Shqiperia po Ndryshon".

Pak dite me vone, me 12 Dhjetor, Partia Demokratike pritet te kete nje tjeter takim masiv me perkrahesit e saj per te kremtuar 18 vjetorin e themelimit te partise opozitare ne vend pas 45 vitesh diktature.

Dhe nese 8 Dhjetorin e njohin si diten e lirise, per demokratet 12 Dhjetori eshte dita e pluralizimit politik shqiptar.

 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›