E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ndrra e 4 deshmoreve sot realitet vitet e ardhshme ato te zhvillimeve te medha

Kryeministri Berisha

Shkoder 2 prill 2011 NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha ne 20 vjetorin e vrasjes se kater deshmoreve eshte ndalur ne qytetin e Shkodres.

Ne ceremonine perkujtimore te mbajtur ne nder te tyre kreu i qeverise tha se Shqiperia ne Europe ishte endrra e tyre por sot Shqiperia eshte ne NATO.

Gjaku i deshmoreve skuqi rruget e Shkodres. Gjaku i deshmoreve i dha drite demokracise u shpreh ai duke shtuar se sot shqiptaret jane me te lire se kurre ne historine e tyre dhe se lira e Shqiperise dhe shqiptareve eshte me e garantuar se kurre.

Berisha theksoi gjithashtu se vrasja e 4 deshmoreve eshte bere per sakrifikimin sublim te tyre per lirine per zgjedhje te lira dhe per levizje te lire.

Duke iu drejtuar qytetareve te Shkodres ai tha se Ne 4 vitet e ardhshme do te jene projektet me te mira. Aleanca jone eshte aleanca per qytetarin. Une ju garantoj ju se cdo gje ne kete fushate ne kete qeverise do te jete vetem per ju.

Nder te tjera ia shtoi se ne rrugen nuk e kemi bulevard me lule sepse ne kemi patur trashegimi te pasur dhe ne ate se bashku me lirine po e perdorim po e shfrytezojme me me mencuri se cdo here tjeter.

Ai e cilesoi Shqiperine e lire 20 vjecare si 20 vite drite larg Shqiperise se 91-it.

Kreu i qeverise tha me tej se deri ne 2017 Shkodra dhe Shqiperi do te njohin lulezimin me te madh qe ka pare ndonjehere.

Vitet ne vijim do te jene vitet e zhvillimeve me te medha per Shkodren. Do ta ngreme qytetin ne lartesine e endrrave te femijeve tuaj tha kreu i qeverise ne mbyllje te fjales se tij.

Ne ceremonine perkujtimore ishin te pranishem edhe deputete te Shkodres mes tyre edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBerisha-ambasadorit Arvizu Ne 8 maj ndryshimet si nata me ditenKantriman nis punen pasi permbyll keshillat me Berishen takim me RamenBerisha Rama ka si alternative vetem fajet e miaKryeministri Berisha Ne 5 vite tregu financiar jobankar shenoi dimensione te reja Kapet 22-vjecari i shpallur ne kerkim per vrasje ne tentative Lidhje20-vjetori Kryeministri Berisha me te lire Shkoder vrasja e 4 deshmoreve zhvillime te medha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›