E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle Qeveria koka e trafiqeve ilegale

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë Berisha, duke e bërë përgjegjëse për trafiqet e paligjshme që kryhen në Shqipëri, duke e vënë theksin në mënyrë të vecantë tek ai i naftës.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Namik Dokle është shprehur se heshtja e institucioneve ndaj këtyre fenomeneve fakton akuzat e opozitës.

“Ministria e Financave duhet të kishte dhënë alarmin për këtë trafik, po ashtu edhe Ministria e Brendshme e Lulit të Saliut. Por heshtja e këtyre institucioneve është një tregues i qartë se shteti e drejton këtë trafik. Më 8 maj qytetarët do t’u japin atyre mesazhin e duhur, kurrë më. E vetmja zgjidhje është PS”, ka deklaruar Dokle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›