Meta: Tirana në datën 8 maj, votë per ndryshimin e madh

Koalicioni "Aleanca për qytetarin" prezantoi sot kandidatin për Minibashkinë numer 7, Krenar Alimehmeti, në një takim ku merrte pjesë kryetari i kësaj partie, Ilir Meta dhe anëtarët e Lëvizjes së Grave për Integrim në Minibashkinë numër 7 në Tiranë.
Kandidati Alimehmeti, paraqiti platformën e tij, duke evidentuar disa nga problemet më të mprehta e njëkohësht Ilir Meta nuk la pas deklaratat, këto si rezultat i zgjedhjeve të 8 majit.
“LSI është përfaqësuese per të drejtat e grave. Vendimi i qeverisë për fasonët, vlerë e shtuar. Vendimi, vlerë në tregun e punës për gratë. Tirana ka nevojë për ndryshim të vërtetë.Tirana nuk ka nevojë për ndryshim fasadash. Ndryshimi në cilësinë e jetës, ndihmë për gratë”.
Ndërkaq, me tone të ashpra ndaj opozitës, Meta theksoi se Tirana në datën 8 maj do të votojë për veten.
"Tirana në datën 8 maj, votë per ndryshimin e madh. Në datën 8 maj nuk do të ndryshojë vetëm kryetari. Në 8 maj, do të ndryshojë filozofia e drejtimit. Alimehmeti është i denjë për të drejtuar Minibashkinë numër 7. Alimehmeti, përfaqësues i vlerave më të mira të Tiranës” tha me tej Meta.