Berisha perkujton deshmoret e 2 prillit

Kryeminstri Sali Berisha ka përkujtuar sot në Shkodër 20 vjetorin e vrasjes së katër dëshmorve të demokracisë, të vrarë më 2 prill të vitit 1991.
Në fjalën e tij kryeminstri Berisha ka akuzuar Gramoz Rucin dhe Ramiz Alinë si organizatorë të masakrës së dy prillit të 20 vjetëve më parë, ku mbetën të vrarë Arben Borci, Nazmi Kryezi, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
“20 vite pas flijimit të katër dëshmorve, ne përulemi me mirënjohje të thellë. Ëndrra e tyre është bërë realitet”, ka deklaruar Berisha.
Duke qendruar në Shkodër, kryeministri ka hapur gjithashtu fushatën elektorale në këtë qytet, ku ka ftuar qytetarët të votojnë kandidatin e PD.