Berisha jep dëshmi sot mbi demonstratën e dhunshme

Kryeministri e ka vlerësuar si tentativë për grusht shteti atë që ndodhi atë ditë, ndërsa sot pritet të japë të tjera të dhëna mbi ngjarjen. Mbledhja ku do të dëshmojë kryeministri pritet të zhvillohet orët e pasdites.
Berisha që prej asaj dite ka nisur një betejë të ashpër politike jo vetëm ndaj kundërshtarit në opozitë, Edi Rama, por edhe ndaj Prokurores së Përgjithshme, presidentit të Republikës, kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, etj.
Komisioni hetimor i ngritur me shpejtësi vetëm dy ditë pas ngjarjes po heton trazirat e asaj dite, ku së fundi ka kërkuar edhe zbardhjen e bisedave telefonike të dhjetëra deputetëve, Presidentit Topi, kryetarit të PS-së, Rama, etj. Kjo ka shkaktuar jo pak debate në klasën politike shqiptare. Nga komisioni pritet të merren në pyetje edhe Ina Rama dhe Drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri.
2011-01-31 10:58