E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e pranimeve në universitete, gati në 15 shtator

Lajmi u bë i ditur nga MASH, sipas të cilës, ka nisur procesi i lidhjes së emrit të maturantit me pikët që ai ka fituar dhe procesi i pranimeve të studentëve të rinj për vitin e ri akademik tashmë po përfundon. 

TIRANË- Emrat e studentëve të rinj që do të përfitojnë të drejtën për tu pranuar në universitete do të shpallen deri në datën 15 shtator. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilës, ka nisur procesi i lidhjes së emrit të maturantit me pikët që ai ka fituar dhe procesi i pranimeve të studentëve të rinj për vitin e ri akademik tashmë po përfundon.

11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues. Ashtu si edhe vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërëse rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›