E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Bruksel, merr pjesë në Samitin e PPE

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të mbahet sot në Kështjellën Bouchout, në Meise.  Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Europian dhe Jerzy Buzek.

Sipas njoftimit te kryeministrise, samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE z.Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 15 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian: Kryeministri i Hungarisë Viktor Obran, Presidenti i Belgjikës Yves Leterme , Presidenti Francez Nicolas Sarkozy, Kryeministria e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Luksenburgut Jean – Claude Juncker,  Kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, Kryeministri i Lituanisë Valdis Dombrovskis, Presidenti i Rumanisë Taraian Basescu, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, Kryeministri i Lituanisë Andrius Kubilius dhe Kryeministri i Sllovakisë Iveta Radicova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›