Berisha ne Bulqize Me shume investime ne infrastrukture
Nga Bulqiza ku prezantoi kandidatin e Aleances per Qytetarin Roland Keta, kryeministri Berisha premtoi se infrastruktura moderne do te beje te mundur qe qytetarët e Bulqizës të kenë kryeqytetin shumë më pranë. Duke u ndalur tek projekti i qeverise per “Rrugen e Arbrit”, kreu i qeverise tha se shume shpejt qeveria do te financoje te tjera projekte per modernizimin e infrastruktures.
“Rruga e Arbrit është rruga e dytë e Kombit është rruga juaj, është rruga të cilën ne do ta ndërtojmë me shpejtësi të madhe. Krahas kësaj do të vazhdojë ndërtimi i unazës verilindore dhe juglindore të vendit, unazë që fillon në Valbonë e përfundon në Librazhd, vazhdon në Kolonjë e përfundon në Përmet, vazhdon në Kardhiq, përfundon në Delvinë” tha Berisha.
Me tej Berisha nuk la pa permendur dhe akuzat ndaj kreut te opozites Edi Rama te cilin e cilesoi si skllav te diktatures.
"Para disa ditësh ishte këtu vetmitari i rrugës së vetme, zoti Edi Rama. E dëgjova disa herë që ju cilësonte ju skllevër. Skllevër janë ata që qarkullojnë dogmën e Enver Hoxhës nëpër Shqipëri. Ata janë skllevër të së shkuarës. Kurse ju jeni gratë dhe burrat e lire, jeni gratë dhe burrat, të cilët me mundin, me djersën, me përkushtimin tuaj po shndërroni gjithnje e më shumë familjet tuaja. Pra, në skllavëri, në shtëpinë e skllavërisë i ka mbetur mendja shokut vetmitar, kurse ju jeni dhe do të mbeteni qytetarë të lirisë” tha Berisha.
Gjate vizites se tij ne Bulqize kryeministri Berisha garantoi dhenien ne administrim pushtetit vendor, rentën e kromit, për të cilën kryeministri kërkoi nga kandidati Keta t’i përkushtohet tërësisht minatorëve, për përmirësimin e cilësisë së tyre të jetesës.
Julian Kasapi