E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Rames Mos bini pre e presioneve

Nga Bashkia e Mamurrasit, kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar maxhorancen për presione ndaj qytetareve per voten ne 8 Maj.

“Po të ishin qytetarët të parët nuk do të kishte lëshuar të gjithë obortarët e tij nga Tirana deri në Mamurra e kudo për të bërë presion në mënyrë që tu marrë dhe tu kontrollojë votën qytetarëve, për te bërë presion mbi nënpunësit, për të bërë presion mbi mësuesit, mbi mjekët, mbi policët, mbi këdo që merr një rrogë në shtet dhe më të cilën zotëria e kërcënon me bukën e gojës. Në 8 maj, pa ngurim dhe pa asnjë frikë votoni për PS, votoni për Aleancën për të Ardhmen” tha Rama.

Ne prezantimin e kandidatit të koalicionit “Aleanca për të ardhmen” Dedë Ndreca, Rama tha se te djathtet nuk kane asnje model te qeverisjes vendore.

“Nuk është në gjendje të na thotë një qytet apo një komunë ku ne të mund të shohim një model suksesi të qeverisjes vendore, një qytet apo një komunë që të mund të krahasohet për nga vizioni dhe për nga mirëqeverisja me qytetet dhe me komunat që ne qeverisim” tha Rama.

Më tej Rama është ndalur në Tirane  në takimet me qytetare te njesise bashkiake numer 7.

Veprimtaria elektorale e kryebashkiakut Edi Rama u ndal tek tuneli ne qender te Tiranes, punimet ne te cilin u bene nje dite me pare edhe burim perplasjesh mes punonjesve te bashkise dhe task- forces.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›