Berisha ne Burrel Ne po ndertojme me mund Europen qe kerkojme

“Aleanca për qytetarin” ka prezantuar sot kandidatin saj për Bashkinë e Burrelit, Skënder Lleshi. Në këtë takim merrte pjesë edhe kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha. Leshi ka qenë në krye të bashkisë së Burrelit për dy mandate dhe garon për mandatin e tretë.
Kryeministri ka falënderuar matjanët për mbështetjen e dhënë ndaj qeverisë dhe mazhorancës duke prezantuar kandidatin për kryetar të Bashkisë, Skëndet Lleshi, punën e së cilit në 8 vite në krye të Bashksië së Burrelit e ka cilësuar të suksesshme.
“Me Skënder Leshin, do të rrisim investimet në Mat. Duke bërë Matin dhe Burrelin të zhvilluar. Qeveria do të financojë çdo projekt. Gjatë këtyre viteve kemi bërë investime të shumta në këtë zonë. Premtoj se do të bëjmë investime më të shumta në vitet që vijnë”, tha kryeministri.
Me tej ai vijoi me rrugët që do të ndërtohen vitet e e ardhshme për rrethin e Matit. Kryeministri përmendi ndërtimin e rrugës së Arbërit që prek edhe rrethin e Matit.
Kryeministri premtoi ndërtimin e ujësjellësve, shkollave, kopshteve në 4 vitet që vinë. Po ashtu ai përmendi investimet në sektorin e bujqësisë, duke vendosur një sistem modern ujitje. Kryeministri deklaroi se do të kthejmë në vlera pasuritë e këtij rrethi Do të ndërtojmë çdo kilometër rrugë në gjithë vendin. “Këto 20 vite në liri, ne njerëzit e lirë, po ndërtojmë më mund Europën”, tha kryeministri.
Berisha tha se Shqipëria këtë vit u shpall e bukura e dheut, ndaj ne jemi Europë. “Sot ne jemi më evropian se kurrë, se pse lëvizim ët lirë në mbarë vendet e Europës. Sot Shqipëria është një nga vendet me klimën më të mirë për biznesin në Europë. Kjo është rruga jonë, alternativa e qytetarit, e bazuar në djersën në mundin dhe në besimin që keni në reformat tona”, tha Berisha.
“Rruga tjetër e nxjerrë nga veprat e Enver Hoxhës, si e vetmja rrugë, është rruga e sharjeve e trillimeve”, tha Berisha. Ai i ftoi matjanët të votojnë Skënder LLeshin, për të lartësuar me tej Matin.