Xhixho Angazhimi im me shume pune per te rinjte
Kandidatja e Koalicionit “Aleanca për Qytetarët” në njësinë bashkiake nr.5, Erisa Xhixho ,ka marrë përsipër zgjidhjen e një prej problemeve kryesore që ka sot rinia në Tiranë, siç është punësimi. Ky ka qenë angazhimi i Erisa Xhixhos gjatë një takimi që ka zhvilluar dje me të rinjtë e njësisë ne. 5 në Tiranë. Ajo tha se nuk do të heqë përgjegjësitë nga vetja për ti dhënë zgjidhje një problemi kaq të madh me të cilën përballet sot rinia, së bashku me një kryetar të ri për Bashkinë e Kryeqytetit sikurse është z. Basha, kemi një projekt konkret për punësimin.
Duke shprehur angazhimin e saj për këtë problem, Xhixho tha se,- nën drejtimin e saj, minibashkia nr.5 do të kthehet në një urë lidhëse mes studentëve dhe biznesit, si për praktikat, ashtu edhe për punësimin e tyre. “Ne kërkojmë që kjo rini të ketë më shumë vende pune pas 8 majit, dhe ketë do t’ia arrijmë nëpërmjet disa mekanizmave , do tija arrijmë nëpërmjet politikave të reja fiskale që ne do të ndjekim duke krijuar frymëmarrje për biznesin”, u shpreh Xhixho.
Duke ulur taksat për biznesin shtoi ajo, ne do ti krijojmë hapësirën e nevojshme që bizneset të punësojnë të rinjtë në aktivitetin e tyre.
Por gjithashtu duke shpalosur programin e saj për këtë minibashki, Xhixho shtoi se,- nëpërmjet një zëri të veçantë duke i dhënë kredi të buta çdo të riu që mund të hap një biznes nëpërmjet këtyre kredive ne do të mundësojmë realizimin e ëndrrës së tyre.
“Parimi ynë është se kush paguan taksa merr shërbime. Në momentin që paguhen taksat dhe nuk merren shërbimet atëherë këto taksa nuk do të paguhen më. Ne angazhohemi që këto vende punë do të bëhen të mundur nga politika që ne do të ndjekim me biznesin dhe këto biznese ne do i çlirojmë nga taksa e gjelbërimit dhe nga taksa e tabelës e cila ju merr një shumë të konsiderueshme dhe gjithashtu angazhohemi për të ulur deri në tre herë taksën e pastrimit.
Kjo nga njëra anë do t’i mundësojë biznesit frymëmarrje, do krijojë të ardhura për bizneset por gjithashtu edhe për të punësuar njerëz të rinj”, tha kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e minibashkisë 5 në kryeqytet, Erisa Xhixho.