E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ Vrasja e Bin Laden solidarizohemi me popujt e botes

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti me anë të një deklarate të posaçme eliminimin e kryeterroristit Osama Bin Laden, gjatë një operacioni të suksesshëm të forcave amerikane.

“Në këtë ditë, populli shqiptar bashkohet me ndjenjat dhe solidaritetin e popujve të mbarë botës, që kanë vuajtur pasojat e akteve të pashembullta të terrorizmit ndërkombëtar, përfshi 11 shtatorin”, citon deklarata.

Duke përfunduar se Shqipëria, si një nga vendet e para që iu bashkua aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar, shpreh bindjen se qëndrimi i palëkundur në luftën kundër akteve terroriste dhe frymëzuesve të tyre, përbën kyçin e suksesit të luftës sonë të përbashkët për të siguruar paqen dhe lirinë në botë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›