E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon tre ambasadorët

Kryeministri Berisha është takuar sot me tre ambasadorët e akredituar në Shqipëri, atë të SHBA-së Aleksandër Arvizu, të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadorin e BE-së Ettore Sequi.

Takimi mes shefit të qeverisë dhe ambasadorëve të është zhvilluar në kryeministri zgjati rreth 60 minuta ndërsa ende nuk dihen detajet e takimit.
 

Takimi mes kryeministrit Berisha dhe ambasadorëve vjen vetëm disa ditë kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Ndërkohë ndërkombëtarët në deklaratat e tyre shpeshherë u kanë kërkuar palëve të angazhohen për zgjedhjet të lira dhe të ndershme duke shtuar se këto janë zgjedhjet për shqiptarët pasi do të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë në integrimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›