E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Dhërmi: E Dielë, punë dhe not!

12-08-2013 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë Sali Berisha kaloi fundjavën në Dhërmi në shoqërinë e nipërve dhe mbesave, duke shijuar ujërat e detit Jon, por njëkohësisht të dielën si ditë pushimi e ka shfrytëzuar edhe si ditë pune
   
Kryeministri Sali Berisha ka postuar dje në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, disa foto ku tregon për të Dielën e pushimit në Dhërmi, bashkë me familjen e tij. “E dielë, punë dhe not”, e ka cilësuar kreu i qeverisë albumin me foto ku shfaqet duket notuar në ujërat e detit Jon me nipërit dhe mbesat, por edhe në zyrën e tij, duke punuar. Dhërmiu është një nga destinacionet e preferuara të kryeministrit Berisha, për të kaluar fundjavën dhe për të sfiduar temperaturat e larta të verës. Sikurse dihet tashmë, një nga pasionet e Berishës është notimi në ujërat e kristalta të Jonit. Ai ka edhe një rekord të tijin, të cilin e ka përmirësuar nga viti në vit. Pikërisht këtë vit, kryeministri shënoi rekordin e tij personal në not, duke notuar 145 minuta, nga 140 minuta të një viti më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›