E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Dibër: Situata është tërësisht nën kontroll! Po punojmë pa ndërprerje

Share

Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur sot Qarkun e Dibrës për të monitoruar situatën e krijuar prej reshjeve. Kryeministri garantoi se të gjitha institucionet shtetërore dhe Shtabi i Emergjencave janë në gatishmëri të plotë për të kapërcyer këtë gjendje të vështirë. Berisha theksoi se qeveria është e përgatitur për të përballuar këtë situatë të vështirë, të krijuar nga rreshjet e mëdha të dëborës. Kryeministri ka shtuar se situata është tërësisht nën kontroll ndërsa gjeti rastin të vlerësojë punën e bërë nga institucionet. Berisha deklaroi se po punohet pa ndërprerje për të hapur të gjitha rrugët, në zonat e bllokuara nga dëbora.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›