E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui, ndihma për zonat e bllokuara: Solidaritet

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui

TIRANE- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui i është bashkuar nismës Një kilogramë për emergjencën, duke i kushtuar vëmendje dhe ndihma familjeve në nevojë.

Gjatë një deklarate për mediat, Sekui ka theksuar se me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë kushtet e vështira të motit.

BE po planifikon dhe zbaton nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të jetë e mundur që ta bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot në këtë kohë emergjence është dicka që ia vlen të bëhet- ka thënë Sekui.

Sipas tij, kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për të treguar vlerën e solidaritetit. Në ditët të vijim kam planifikuar të vizitojë disa prej zonave, por sot mendoj të bëj dicka të vogël, por të mirë meqë më pëlqen të bëj pazar- ka thënë ai.

Sekui ka shmangur gjithë deklaratat politike, duke iu përgjigjur interesit të medias, se sot si ditë e dielë  ai nuk është politikan dhe nuk flet për politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›