Pëllumbi: Presidenti të zgjidhet me dialog, qeveria dështoi me përballimin e emergjencës
Profesori Servet Pëllumbi ka cilësuar si të dështuar punën e qeverisë për përballimin e situatës së emergjencës së shkaktuar nga reshjet e shumta të dëborës. Në një intervistë për GSH Pëllumbi në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, ai shprehet se kjo gjë duhet të zgjidhet përmes dialogut, për vetë situatën ku ndodhet politika shqiptare.
Kur vete deri atje ku smban më, atëherë i thërresin mendjes për ta zgjidhur situatën, ose për tiu nënshtruar ndonjë presioni që është i natyrshëm, në raste të tilla. Edhe kjo situatë mua ma merr mendja ashtu ka për të shkuar, është shprehur Pëllumbi për këtë gazetë. Ndërsa sa i përket ndryshimeve të delegatëve në rrethe ai shprehet se nuk ka pse të jetë problem kjo, për shkak se anëtarët e kryesisë janë pjesë e një forumi udhëheqës, që duhet të drejtojë të gjithë partinë dhe jo rrethe të veç.