E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi, ndihma për zonat e izoluara: Duhet solidaritet

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar solidaritet nga të gjithë qytetarët për të ndihmuar banorët e izoluar nga dëbora në veri dhe verilindje të vendit. Ndërsa i është bashkuar nismës “Një kilogram për emergjencën” duke dhënë ndihma për banorët e izoluar, ambasadori Sequi ka theksuar se me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë nga kushtet e vështira të motit.
 

“BE po planifikon dhe zbaton nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të jetë e mundur që ta bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot në këtë kohë emergjence është diçka që ia vlen të bëhet” ka shtuar Sequi.

Sipas tij, kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për të treguar vlerën e solidaritetit. “Në ditët të vijim kam planifikuar të vizitojë disa prej zonave, mendoj të bëj diçka të vogël, por të mirë meqë më pëlqen të bëj pazar” ka theksuar më tej ambasadori.

Ambasadori i BE-së në Tiranë ka shmangur sot deklaratat politike duke theksuar se sot si ditë e dielë ai nuk është politikan dhe nuk flet për politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›