E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Memaliaj Interesat dhe perkushtimi i qytetareve do te marrin vleresimin me te larte

Kryeministri Berisha ndaloi gjatë mesditës, në Memaliaj, për tu takuar me qytetarët dhe për tu shprehur atyre mbështetjen për kandidaten e koalicionit”Aleanca për qytetarin”, zonjën Hatixhe Qendraj, si kryetare bashkie e Memaliajt.

Duke e vlerësuar zonjën Qendraj si përfaqësuese dinjitoze të gruas shqiptare, kryeministri u zotua se në 4 vjeçarin e ardhshëm, investimet në bashkinë e Memaliajt do të pesëfishohen. Me premtimin për asfaltimin e çdo rruge dhe rrugice të këtij qyteti, kryeministri theksoi se me autostradën që ndërtohet krijohen kushte të shkëlqyera për hapjen e bizneseve të mesme dhe të mëdha në këtë bashki, si dhe për punësimin e qytetarëve të Memaliajit.

Në fjalën e mbajtur para qytetarëve të Memaliaj, kryeministri Berisha u shpreh” në këtë rrugë ne jemi përballur me vështirësi, me mund, me sakrifica, por rruga e lirisë është rruga e dinjitetit njerëzor, është rruga e besimit, rruga e shpresës. Në këtë rrugë ne së bashku kemi bërë realitet ëndrrat tona më të bukura. Shqipëria anëtare e NATO-s. Qytetarët shqiptarë lëvizin të lirë pa viza, në mbarë Evropën. Në këtë rrugë ne shndërruam Shqipërinë në destinacionin kryesor turistik të Evropës dhe botës. Në këtë rrugë ne ia dolëm që ekonomia e falimentuar e shqiptarëve të qëndrojë për tre vite rresht në krye të rritjes ekonomike në Evropë. Në këtë rrugë ne ia dolëm të dyfishojmë pensionet e ulëta, të dyfishojmë rrogat e ulëta, të dyfishojmë rrogat e mesme, të dyfishojmë ndihmën ekonomike. Krahas kësaj rrugë është rruga e vetme apo e vetmisë. Një gjë dua tu garantoj në mënyrë specifike. Të dashur qytetarë dhe qytetare, duke ardhur këtu u ndala me kryetarin e komunës Qendër dhe disa mbështetës të saj. Njëri prej tyre ishte me bindje të majta. Më tha: unë jam i majtë, por erdha të shtrëngoj dorën se ai kryetari im nuk e dinte fare që Memaliaj është bashki. Unë ju them vëllazërisht se nuk keni humbur gjë, se ai mendjen e ka vetëm tek vetja e tij. Njeriu që kërkon të bëhet njëkohësisht kryetar bashkie, kryetar partie dhe kryetar qeverie, ai është i vetmi në Evropë, por e vërteta është se në 8 maj ai do ti humbasë të treja. Memaliaj blu, Tepelena blu, Tirana blu, Shqipëria blu. Për ne, ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parët, familjet tuaja janë të parat, komunitetet tuaja janë të parët, Tepelena është e para, Memaliaj është e para.
Ndaj dhe ju uroj fitore në 8 maj, fitore të thellë, fitore e interesave më të mirë për çdo qytetar. Ftoj qytetarët e Memaliajt, pavarësisht nga bindjet politike të urdhërojnë në alternativën tonë. Në shtëpinë e alternativës së qytetarit, ka vend për çdo qytetar, ka vend dhe është i mirëpritur me dinjitet dhe respekt. Garantoj se interesi, vizioni, përkushtimi i tyre do të marrin vlerësimin më të lartë. Në rrugën tonë ne duam së bashku të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›