E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti Marku: Rama në tre mandate, reduktoi hapësirat e gjelbra për Tiranën

26-04-2011 / Gazeta 55

Eksperti i Mjedisit Haziz Marku në ABC News: “Sot një banor i Tiranës ka 2.8 metër katror hapësirë të gjelbër, nga 7 metra katror që kanë në Europë”

Hapësirat e gjelbra për çdo banor në Tiranë, janë disa herë të ulëta se sa në vendet e Europës. Nëse në Europë për çdo banor ka 7 metra katror hapësirë të gjelbër, në kryeqytet është 2.8 metër katror për banorë, hapësira e gjelbër. Kjo tkurrje ka ardhur si rezultat i betonizimit të Tiranës, nga ndërtimet pa kriter të pallateve shumëkatësh. “Në tre mandate të tij, Rama ka reduktuar hapësirat e gjelbra për qytetarët e Tiranës. Sot një banor i Tiranës ka 2.8 metër katror hapësire të gjelbër, nga 3 metër katror që ishte kur Rama erdhi në krye të Bashkisë. Ndërkohë që në vendet Europiane një banor ka 7 metër katror gjelbërim”- ka deklaruar në studion e ABC News eksperti për Mjedisin, Haziz Marku.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›