E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Dubrovnik takon Creighton dhe Lajcak

Kryeministri Sali Berisha gjatë samitit në Dubrovnik të Kroacisë, zhvilloi një takim të veçantë me ministren e Çështjeve Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton. Zonja Creighton, uroi zotin Berisha atë për suksesin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke vlerësuar punën e mirë që kryesia shqiptare po bën gjatë kësaj periudhe. Ajo u shpreh se Irlanda do ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet dhe reformat për të ecur përpara me shpejtësi, në rrugën e integrimit dhe hapat e mëtejshëm të tij, siç është edhe statusi i vendit kandidat. Ministrja e Çështjeve Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, vlerësoi arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare, gjatë gjithë kësaj periudhe, në reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit evropian e më gjerë.
Kryeministri Berisha, e njohu znj.Creighton me arritjet e rëndësishme në fushën e ekonomisë, sektorin energjetik, thithjen e investimeve të huaja, në sektorin e arsimit, shëndetësisë, ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme, etj. Shefi i ekzekutivit bëri një ekspoze edhe të punës intensive për përmbushjen e rekomandimeve të fundit të listës prej 12 rekomandime të Komisionit Evropian, duke theksuar se për qeverinë shqiptare, ky proces, i cili mbështetet nga mbi 96 për qind e shqiptarëve, është dhe mbetet një proces që duhet bazuar tërësisht në performancë. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu ministren Creighton me ecurinë pozitive të reformës elektorale, nismën e rëndësishme të mazhorancës për heqjen e imuniteteve, etj. Kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë Kryeministrit të Irlandës, Enda Kenny, ftesën për të vizituar Shqipërinë, gjatë këtij viti me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Berisha-Lajçak: Ecuri pozitive e reformave të integrimit
Ecuria e reformave legjislative për përmbushjen e 12 rekomandimeve me qëllim ecjen përpara në procesin e integrimit europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, kanë qenë në qendër të bisedës mes kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Jashtëm të Sllovakise Miroslav Lajçak. Gjatë këtij takimi, kryeministri Berisha e e njohu zotin Lajçak me ecurinë pozitive të reformës elektorale, nismen jashtezakonisht te rendesishme te mazhorances per heqjen e imuniteteve te zyrtareve dhe me arritjet e rendesishme ne permbushjen e nje pjese te rendesishme te rekomandimeve, si edhe punën intensive e gjithëpërfshirëse për përmbushjen sa më parë të ketij procesi shume te rendesishem per shqiperine dhe qytetaret shqiptare.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm sllovak, vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin për përmbushjen e të gjitha rekomandimeve dhe e risiguroi kryeministrin Berisha se Bashkimi Europian është tërësisht i vendosur të vijojë mbështetjen e të ndihmojë Shqipërine në të gjitha përpjekjet për realizimin me sukses të të gjitha reformave të lidhura me procesin e integrimit. Lajçak e siguroi kryeministrin Berisha për gatishmërine e Sllovakisë të mbështesë e ndihmojë Shqipërinë në këtë përpjekje madhore në çdo kohë.
Takimi u zhvillua në Dubrovnik, me rastin e Samitit te kryetarëve tё qeverive dhe personaliteteve nё fushёn e vendimmarrjes dhe opinionbёrjes me temё “Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca europiane. Kryeministri Berisha i ripërsëriti ministrit të Jashtëm sllovak deshirën për ta mirëpritur në Tiranë në çdo kohë si mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›