Rama në Twitter: Saliu gënjeshtar, merret gjithë ditën me librin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Berisha në bashkëbisedimin e tij me të rinjtë në qytetin e Durrësit se ai ka punuar bashkë me të për të rrëzuar Nanon.
Duke reaguar në rrjetin social “Twitter” Rama e cilëson kryeministrin si gënjeshtar. “Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon? Aq sa çkam punuar me këtë rrenacak pacak për të shkruar në libër se çfarë mendoj për Fatosin” thekson Rama.
Rama ka reaguar edhe në lidhje me deklaratën e kryeministrit se ai nuk e ka lexuar librin e tij “Kurban” por e ka lexuar atë me paragrafe nga shtypi ishkruar.
“Është keqardhje të kesh një lexues të gjynahte si Saliu që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar!” thekson Rama në Twitter.