E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Facebook: Votoni atë që do të na udhëheqë drejt fitores tonë të ardhme

berishaKryeministri Sali Berisha përshëndeti dje pasdite në një mesazh në rrjetin social “Facebook” të gjithë anëtaret dhe anëtarët e Partisë Demokratike për qëndrimin e qytetëruar, pritjen dinjitoze që po dëshmojnë në takimet me kandidatët në garë për kryetar të PD-së. “Me këto qëndrime ju po ndërtoni një vlerë të re, një mekanizëm të ri të demokracisë sonë, atë të zgjedhjes direkte të liderit të PD-së. Kjo ka rëndësi kombëtare. Sot i tërë pushteti i PD qëndron tërësisht në votën tuaj. Në këtë garë të gjithë anëtarët e PD-së, pavarësisht me ose pa funksione partiake ose shtetërore, jemi më të barabartë se kurrë në pushtetin tonë për zgjedhjen e liderit të ri të partisë sonë. Çdonjëri nga ne ka një dhe vetëm një votë. Me besim të plotë në mençurine, vullnetin, ndershmërinë tuaj, ju ftoj miqësisht në interesin më të mirë tuajin dhe të PD të përdorni votën tuaj jashtë çdo ndikimi për të zgjedhur në krye të PD-së kandidatin që ju besoni dhe vlerësoni se do të na udhëheqë me siguri drejt fitores tonë të ardhme”, shprehet kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›