E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit Berisha Votimi i djeshem historik jo partiak

Votim historik dhe jo partiak e ka cilësuar kryeministri Sali Berisha votimin e djeshëm në parlament për heqjen e imunitetit. Në mbledhjen e sotme të qevrisë ai tha se dje u kurorëzua më sukses të plotë një betejë e drejtë, e ndershme, jo partiake, 10 vjeçare.

“Një betejë që e nisëm në një kohë kur nuk flitetj për status dhe as kushte nga askush, përveç se ndërgjegjes sonë që të bënim qeveritarët dhe zyrtarët të njëllojtë para ligjit, por edhe të barabartë me qeveritarët, deputetët e shumicës së vendeve të lira”- u shpreh kryeministri Berisha, i cili shtoi se dje për herë të parë dje deputetët e Shqipërisë ndryshuan kushtetutën për të zhveshur veten nga imuniteti.
“Kjo është arritje historike, jo partiake, është një arritje mbi të gjitha qytetare morale e jashtëzakonshme, është arritje e madhe e rendit kushtetues të vendit. Kjo dëshmon për një ndërgjegjësim të forcave politike, të cilat nderuan veten duke votuar heqjen e imunitetit’- vijoi më tej Berisha, i cili theksoi se në prag të statusit kandidat kjo merr ehde një vlerë më të veçantë.

“Mesazhi që ne dërgojmë është shumë pozitiv dhe bllokimi ishte përbaltje e rëndë që i bënim vetes sonë. Nuk mund të kishte lajm më negativ që mund t’u dërgonim partnerëve tanë se sa mosvotimi i imunitetit”- tha ai.
Gjithashtu duke mbetur në këtë linjë kryeministri u shrpeh i bindur se do të vazhdojë dialogun me opozitën për të lejuar kontrollin e lirë të banesës.

“Varinati i PD-së ishte më radikal (kontroll banese dhe ndalim). Imuniteti garanci për opozitën, dakord për variantin e saj për ndalimin. Ndërhyrja me të cilën opozita modifikoi draftin tonë, të paktën për pjesën e ndalimit ka mirëkuptimin tim të plotë, por kontrolli i banesës më parë kalon Adriatikun në këmbë se të pranojë ate. Kështu që ishte tërheqje e detyrueshme”- u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërkaq ai ka sqaruar edhe vendimin e tij për referendum për heqjen e imunitetit, që sipas tij erdhi kur u duk se u mbyllën të gjitha dyert.
“Por kot nuk thonë kurrë mos thuaj kurrë. Por sërish fuqinë e mori parlamenti dhe këtu kam vetëm kënaqësi. Duhet ta theksoj se ai që humb në referendum dhe vendos të shkojë drejt të dytit, merr vendim shumë të veçantë. Nuk ka humbje më të rëndë se humbja e referendumit”- vijoi ai, duke theksuar se me voën e tij dje parlamenti përvecse vendosi me ligjin e artë të konsensusit u kurseu taksapaguesve shqiptarë shumë milliona euro që do të duheshin për organizimin e referendumit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›