E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Fushë-Krujë: Rama bllokoi statusin dhe investimet, ne jemi alternativa e punësimit

Gazeta Shqip

berisha peruron rruge ne krujeKryeministri i vendit, Sali Berisha, ishte sot në Fushë-Krujë ku inauguroi rikonstruksionin të unazës së qytetit. Gjatë fjalës së tij me këtë rast Berisha deklaroi se investimet në rrugë, kanalizime e infrastrukturë kanë qenë me shumicë nga ana e qeverisë gjatë 6 viteve të fundit dhe do të vijojnë edhe në mandatin e ardhshëm.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur as rivalin e tij më të madh politik, kreun e PS, Edi Rama i cili sipa tij me bllokimi që u bëri tre ligjeve të integrimit i privoi shqiptarët nga shumë përfitime me miliona euro investime si dhe arsimim të të rinjve në shkollat më të zhvilluara të BE.

Më tej Berisha shprehu besimin se shqiptarët do të dinë të zgjedhin alternativën e vërtetë më 23 qershor, atë të punësimit që ofron qeveria e tij.

Komisioni Europian rekomandoi Shqipërinë për vend anëtar të BE-së me kusht që të votohen 3 ligjet. Ligjet u bllokuan nga personi që ka vetëm interesa personale. Me bllokimin Shqipëria nuk mori statusin dhe humbi qindra milionë euro investime. Emigrantët mbetën pa marrë të drejtën që iu takon, të rejat dhe të rinjtë nuk kanë mundësi që të shkollohen në universitet e BE-së. Po 23 qershori po vjen dhe çdo shqiptar do përdor votën e tij për projektin europian, për integrim, për statusin e vendit kandidat. Çdo shqiptar është ftuar në 23 qershor të votojë për punësimin pasi alternativa jonë është alternativa e punësimit, – tha Berisha.

2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha në Fushë-Krujë: Rama bllokoi statusin dhe investimet, ne jemi alternativa e punësimit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›