Edi Rama: Po reflektoj mbi propozimet për të kandiduar jashtë Qarkut të Tiranës
Për LSI - Në sisteme të ndryshme, brenda mekanizmash të ndryshëm, të njëjtët persona sillen ndryshe. Ne kemi firmosur një kartë parimesh me LSI-në dhe në atë kartë parimesh mund të lexohet pa mund të madh se ka një vullnet për të tejkaluar të shkuarën, edhe në kuptimin e tejkalimit të mekanizmave tanimë të ndryshkur të qeverisjes
Për FRD - Unë besoj se ne nuk do të na duhen numrat e FRD-së, ashtu sikundër besoj që FRD-ja është një projekt, që me gjithë faktin që përbën një forcë me të cilën ne nuk përputhemi, mbetet fakt që është një projekt i guximshëm dhe serioz brenda të djathtës, për të rindërtuar nga themelet Partinë Demokratike
Për AK - Aleanca Kuqezi është absolutisht kundër interesave të opozitës, është kundër interesave të popullit që kërkon rotacionin, është kundër interesave të vendit tonë në një moment si ky, kur e gjithë opozita duhet të ishte në një front dhe kur arsyet pse AK nuk është në këtë front janë sa qesharake, aq edhe të shëmtuara
KQZ - Ne nuk mundet dot të ftojmë të tjerë protagonistë të shoqërisë civile, të botës së mendimit juridik, që të shkojnë dhe të plotësojnë vendet e mbetura bosh në një teatër që është një farsë
Intervistoi
Kamber Velaj
Kam pasur shumë kërkesa nga bashkëpunëtorë, nga kolegë, nga miq, nga grupe të ndryshme brenda PS apo edhe mbështetës që më kanë nxitur të mendoj kandidimin në qarqe të ndryshme. Jam duke reflektuar për këtë
Po përpiqemi të negociojmë me ndonjë potencial tjetër të shoqërisë civile, për ta përfshirë në skuadrën tonë kombëtare, por bëhet fjalë për lëvizje minimale, ndërkohë që po i japim më shumë vëmendje edhe pjesës së ashtuquajtur jofituese të listës
FRD, lëvizje serioze dhe e guximshme, por nuk përputhemi
Edhe pse po shkon në zgjedhje me një KQZ të gjysmuar, me lista të bëra lëmsh dhe me sigurinë se pushteti do të përdorë çdo mjet për të deformuar rezultatin, Edi Rama duket tërësisht i bindur në fitoren e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane që drejton. Ai thotë se tashmë është thuajse e përfunduar zgjedhja e kandidatëve të pjesës së sipërme të listave për çdo qark dhe po punohet për përcaktimin e pjesës tjetër (jofituese), pasi të gjithë do të kenë rolin e tyre në qeverisjen e vendit pas 23 qershorit. Rama pranon se është duke reflektuar mbi mundësinë për të mos kryesuar listën e kandidatëve për Qarkun e Tiranës, por të një qarku tjetër, që mund të jetë Durrësi ose Vlora. Në intervistën e dhënë për gazetën Shqip, ai shpjegon projektin e tij për qeverisjen e ardhshme, për luftën kundër korrupsionit, rikthimin e besimit të drejtësia dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
Zoti Rama, jemi 53 ditë përpara zgjedhjeve dhe kemi ende një KQZ të gjysmuar, lista votuesish plot probleme. Është një situatë e paprecedent edhe për zgjedhjet përherë problematike shqiptrare. Mund të na thoni ju, çfarë po ndodh me zgjedhjet?
KQZ-ja është tërësisht e kapur. Funksionon si një organizatë partie, madje si organizatë fanatikësh partiakë. Nuk mund të pritet nga kjo KQZ asgjë dhe sigurisht, shumëçka negative sdo ishte surprizë, përkundrazi.
Por nga ana tjetër, kemi pasur tri dorëheqje dramatike të tre njerëzve që kanë marrë mandatin nga Kuvendi për të përfaqësuar jo partitë, por interesat e publikut shqiptar, në një institucion që sipas kodit, është i pavarur. Ne nuk mundet dot të ftojmë të tjerë protagonistë të shoqërisë civile, të botës së mendimit juridik, që të shkojnë dhe të plotësojnë vendet e mbetura bosh në një teatër që është një farsë. Sigurisht që ne nuk kërkojmë as që KQZ-ja të kthehet aty ku ishte, pra të rikthehet anëtari i hequr me dhunë, sepse jemi të gatshëm, që të bëjmë një kompromis, mbi bazën e bonsensit. Që do të thotë, që KQZ-ja duhet të kthehet në kornizën e ligjshmërisë, nga ku ka dalë plotësisht dhe duhet të funksionojë me disa garanci që palët do të ishte mirë ti negocionin.
Por nuk ka kohë dhe PD nuk po tregon se do të tërhiqet.
Po, është e qartë që Saliu ka zgjedhur rrugën e forcës. Nuk është hera e parë, është një tjetër shprehje e radhës e degjenerimit të këtij pushteti në shëmbëlltyrë të forcës. Le ta mbajnë! Le ta mbajnë ashtu siç e kanë dhe le ti bëjnë llogaritë me pasojat që do të kishte çdo kuturisje e KQZ-së për të prekur rezultatin e zgjedhjeve.
Çfarë pasojash?
Duhet ta harrojnë që rezultati i zgjedhjeve mund të preket, siç u prek në 8 majin e Tiranës. Jo vetëm, sepse këtë herë zgjedhjet do të jenë qartësisht në favor të Aleancës për Shqipërinë Europiane, por edhe sepse tanimë KQZ-ja, kjo organizatë partie, është e vetme përballë popullit sovran.
Ju prezantuat sot dy kandidatë të tjerë për deputetë, Musa Ulqinin dhe Mimoza Hafizin. Një ish-deputet që rikthehet dhe një kandidaturë që vjen rishtas në garë. A do të ketë të tjera rikthime apo prurje në listat e PS-së, apo grupi është tashmë i përcaktuar?
Përgjithësisht, grupi është ky që është. Po përpiqemi të negociojmë me ndonjë potencial tjetër të shoqërisë civile, për ta përfshirë në skuadrën tonë kombëtare, por bëhet fjalë për lëvizje minimale, ndërkohë që po i japim


Për AK - Aleanca Kuqezi është absolutisht kundër interesave të opozitës, është kundër interesave të popullit që kërkon rotacionin, është kundër interesave të vendit tonë në një moment si ky, kur e gjithë opozita duhet të ishte në një front dhe kur arsyet pse AK nuk është në këtë front janë sa qesharake, aq edhe të shëmtuara