Berisha ne Gjermani
Kryeministri Berisha, me ftese te Fondacionit Konrad Adenauer, ishte sot i pranishem ne konferencen me teme “Vitet 1989/1990: era e ndryshimit ne Shqiperi”, organizuar nga ky fondacion me rastin e 20 vjetorit te renies se murit te Berlinit.I ftuar special nga Fondacioni Konrad Adenauer, kryeministri Berisha ka shpalosur perpara personaliteteve me te larta te Gjermanise eksperiencen e shtetit shqiptar ne rrezimin e regjimit diktatorial te Enver Hoxhes, rindertimit te vlerave te lirise dhe demokracise te cilat tashme do te kurorezohen me anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kryeministri ka theksuar se renia e murit te Berlinit shenoi hapjen e portes se mbyllur te lirise per mbi 400 milion qytetare evropiane dhe te Azise Qendrore, fitimin e dinjitetit njerezor te munguar.