Gjirokastër, jepen 30 lejet e para të legalizimit
19/03/2009 Nuk përfitojnë ndërtimet mbi zonën muzeale
GJIROKASTËR - Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) ka shpërndarë të mërkurën 30 leje legalizimi në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës. Në fillim të fjalës së tij, drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia, theksoi se, prefektura e qarkut të Gjirokastrës po ndahet përfundimisht nga informaliteti që ka mbizotëruar gjatë dy dekadave të fundit dhe se procesi i legalizimeve do t’u japë mundësi banorëve që kapitali i tyre të “shkrijë” në dobi të zhvillimin ekonomik, urban dhe turizmit.
Sipas tij, procesi i legalizimit në rajonin jugor do të ketë efekt zinxhirë në të ardhmen, pasi shumë pronarë që kanë ndërtuar objekte në zonat informale do të gëzojnë një status të qartë pronësie. Ndërkaq Memia, theksoi se objektet që janë ngritur gjatë dy dekadave të fundit pranë monumenteve të kulturës nuk do të përfshihen në procesin e pajisjes së lejes së legalizimit.