E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë,zjarr në banesë,digjet 2 vjeçari

Një foshnjë vetëm 2-vjeç ka humbur jetën sot nga flakët që përpinë banesën ku jetonte. Ngjarja tragjike ka ndodhur në familjen e Aleks Begajt në fshatin Lekdush të rrethit të Tepelenës. Nga zjarri i rënë ka shpëtuar motra e foshnjës, 5-vjeçare pasi ajo ka mundur të dalë nga dritarja, por nuk ka mundur të marrë me vete të vëllain. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bën hetime për shkaqet e vërtetë të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›