E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Izrael, takim me ILDC Emanuelle Adriatic Energy

Kryeministri Sali Berisha në vizitën e tij zyrtare në Izrael i ka krijuar një hapësirë të madhe takimeve me biznesin duke iu dhënë garanci të plota për të investuar në Shqipëri.

Një takim të veçantë shefi i qeverisë ka ofruar edhe për një prej kompanive më të mëdha të rajonit për kërkimin e gazit dhe naftës në det, ILDC Emanuelle Adriatic Energy.

Kjo kompani ka gati një projekt investimi në bregdetin shqiptar dhe është një prej më të specializuarave në këtë fushë. Kryeministri garantoi presidentin e kompanisë izralite e cila ka nisur procedurat për invesdtimet në vendin tonë për një lehtësi në kryerjen e aktivitetit të saj në ujrat shqiptare.

Në takim ka qënë edhe kreu i AKBN-së Besjan Pesha, institucion i cili ka përgjegjësinë e zbatimit të projekteve në fushën e kërkimit dhe nxjerrjes së gazit. Kreu i qeverisë ka ftuar biznesin e këtij vendi që të investojë në Shqipëri në fushën e energjisë, bujqësisë apo fusha të tjera që kanë interes të përbashkët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›