Berisha ne Kamez. Shqiperia terren favorizues per investimet

Qeveria e koalicionit te djathte synon krijimin e nje klime sa me te mire per investimet e huaja. Kete mesazh percolli dje Kryeministri Sali Berisha gjate perurimit te fabrikes se cimentos ne zonen e Bokes se Kuqe ne Kruje. Investimi kap nje vlere prej 200 milione eurosh dhe ne te jane punesuar me qindra persona. Por krahas zhvillimit te ekonomise qeveria do te kete gjithashtu ne fokus edhe arsimin. E ne kete kontekst Kryeministri ka peruruar nje tjeter shkolle te mesme. Behet fjale per shkollen Ibrahim Rugova ne Kamez ku ishte i pranishem dje edhe djali i ish-Presidentit kosovar Uke Rugova. Ne fjalen e tij Berisha u ndal ne investimet e bera ne arsim si dhe ne infrastrukturen rrugore ne qytetin e Kamzes. Gjimnazi Ibrahim Rugova ka nje kapacitet prej 1200 nxenesish dhe 40 klasa. Per here te pare numri i nxenesve ne klasa nuk i kalon 35 nga 43 qe ka qene me pare. Duke e cilesuar perurimin e kesaj shkolle si nje ngjarje te shenuar per Kamzen Kryeministri Berisha ne fjalen e tij drejtuar nxenesve u shpreh se ata duhet te ndihen krenare qe e nisin vitin shkollor ne shkollen e re qe mban emrin e njerit prej burrave me te shquar te kombit shqiptar te te gjitha koherave arkitektit te pavaresise se Kosoves intelektualit te madh shqiptar Presidentit Ibrahim Rugova. Kryeministri theksoi se kete vit arsimi ne Shqiperi po ecen drejt niveleve te reja te medha cilesore. Ky eshte viti i pare ne historine e vendit ne te cilin 90 e nxenesve qe mbarojne shkollat 9-vjecare trokasin dhe hyjne ne shkollat e mesme te vendit dhe kjo perben nje nga nivelet me te mira. Kryeministri garantoi se tri vitet qe vijne do te jene vitet e ndryshimeve te tjera te medha te sistemit arsimor ne te gjitha ciklet e tij.