E Diel, 1 Nëntor 2026

KE perfundon vleresimin Po reale per heqjen e vizave

Malmstron KE hap driten jeshile per Shqiperine

Shqiperia siguroi dje nje po te forte nga Komiteti per Ceshtjet e Brendshme LIBE ne Parlamentin Evropian per liberalizimin e shpejte te vizave. Kjo per faktin se Komisioni Evropian ka perfunduar vleresimin me shkrim te eksperteve qe vizituan Tiranen dhe Sarajeven gjate muajit korrik per ceshtjen e liberalizimit te vizave. Sipas komisioneres Cecilia Malmstrom ky dokument i eshte derguar dje Parlamentit Evropian.

Ajo vuri dje ne dukje se te dy vendet kane bere progres dhe meritojne tu hiqet regjimi i vizave. Malmstrom tha se kjo ceshtje do te diskutohet me Keshillin e BE-se ne fund te vjeshtes. Kete deklarate komisionerja per Ceshtjet e Brendshme e dha ne komitetin pergjegjes te Parlamentit Evropian ndersa raportonte per paketen per azilin qe BE duhet te aplikoje ne vitin 2012. Gjate mbledhjes ne Komitetin per Ceshtjet e Brendshme LIBE ne Parlamentin Evropian ishte e pranishme edhe komisionerja per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom e cila ishte ftuar per te raportuar per politikat e brendshme te drejtesise dhe sigurise per BE-ne. Gjate raportimit komisionerja Malmstrom shtoi se Komisioni po punon edhe per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Duke iu pergjigjur pyetjeve te eurodeputeteve per permbushjen e kritereve per heqjen e vizave Malmstrom shpjegoi se nese ne shtator Komisioni Evropian ka dhene nje po provizore Sot mund ta themi me siguri se kemi nje po reale per te hapur driten jeshile per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Kjo - u shpreh Malmstrom - reflektohet edhe ne raportin e Komisionit qe tashme gjendet ne zyrat e eurodeputeteve. Ne kete menyre Komisioni Europian i eshte mbajtur ne menyre strikte premtimit te paraqitjes se raportit per heqjen e vizave afatshkurta brenda dates 13 shtator. E pyetur nga eurodeputetja Emine Bozkurt e Komisionit Europarlamentar te Puneve te Brendshme dhe Lirive Civile komisionerja Cecilia Malmstroumlm deklaroi qartesisht se Komisioni Europian cel driten jeshile per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Po ka nje raport dhe analize te eksperteve te cilin ne jua kemi derguar sot komisionit tuaj. Ne kete raport ne shohim se te dyja vendet kane bere progrese te konsiderueshme ne te gjitha kriteret qe ishin fiksuar. Ne kemi dhene nje drite jeshile paraprake ne pranvere dhe Komisioni Europian i mbahet kesaj drite jeshile per heqjen e vizave afatshkurta. Ne do ta diskutojme kete me Keshillin dhe Parlamentin dhe e di qe kam mbeshtetjen tuaj- deklaroi znj.Cecilia Malmstroumlm. Kurse Emine Bozkurt u shpreh Po komisionerja tha qe Komisioni i thote po heqjes se vizave afatshkurtra dhe kjo eshte shume e rendesishme pasi ne po prisnim qe te kishim nje PO te forte nga Komisioni Europian. Parlamenti Europian do ta mbeshtese kete vendim duke qene se Komisioni po e mbeshtet dhe pastaj do presim Keshillin e Ministrave. Jam shume e kenaqur per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes do te perfitojne nga heqja e vizave sa me shpejt te jete e mundur. Gjate veres Shqiperia permbushi me se miri edhe detyrat per hartimin e nje strategjie per te mbeshtetur rintegrimin e shtetasve shqiptare te kthyer ne atdhe perforcimin e kapaciteteve te zbatimit te ligjit dhe zbatimit me efektivitet te kuadrit ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Po per ceshtjen e liberalizimit te vizave ne Bruksel ndodhet edhe Ministri i Puneve te Brendshme z.Lulzim Basha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›