E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i pronave PD Ndryshimet jane kushtetuese

Komisioni i Ligjeve rrezohen pretendimet e Presidentit

Komisioni i Ligjeve ka kaluar pa ndryshime per votim ne seance plenare ndryshimet ne ligjin e pronave. Ligji i miratuar ne seancen plenare te 22 korrikut krijon mundesine e rishikimit te vendimeve per titujt e pronesise vetem ne ato raste kur ka iniciative nga personat e kerkuar dhe jo me nismen e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ky ligj edhe pse ka marre miratimin e Kuvendit eshte kthyer mbrapsht nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. ne argumentet e tij te shprehura nepermjet dekretit kreu i shtetit theksonte se ligji ne fjale shkel parimin e sigurise juridike dhe bie ndesh me nje vendim te Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje. Keto argumente jane kundershtuar nga relatorja Mesila Doda e cila ka marre mbeshtetjen e mazhorances. Propozimi i saj per te kaluar ligjin pa ndryshime ka marre miratimin e 12 deputeteve demokrate dhe votat kunder te 9 ligjvenesve socialiste.

Diskutimet ne komision

Komisioni i Ligjeve ka rrezuar argumentet e Topit kunder ndryshimeve ne ligjin e pronave. Doda i ka cilesuar te pabaza argumentet e Presidenti i cili ka kthyer mbrapsht ligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar. Sipas ligjveneses demokrate nuk qendron arsyetimi se ligji shkel parimin e sigurise juridike. Duke vene theksin ne nenin 4 dhe nenin 41 te Kushtetutes te perdorura si argumente nga Presidenti ajo ka pohuar se ligji i miratuar ne Kuvend nuk rregullon asnje nga fushat e veprimit te nenin 41. Ligji nuk rregullon dhe as parashikon ndonje menyre te re fitimi te pronesise. Ai ne thelb eshte nje mekanizem procedural i cili ben thjesht nje verifikim te ligjshmerise se nje titulli pronesie dhe asgje me teper - pohoi Doda. Sipas saj nuk qendron as argumenti se ligji ne fjale bie ndesh me vendimin e Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje. Sipas ligjveneses demokrate ligji i miratuar ne seance thjesht mbush ate vakum ligjor te krijuar pas vendimit te Kushtetueses. Ajo ka shtuar se te gjitha nenet e permendura nga Topi neni 4 41 132 dhe 181 te Kushtetutes mbrojne dhe garantojne te drejtat e shqiptareve qe jane fituar ne baze te ligjit dhe jo te drejta te fituara ne shkelje te tij. Ligji ne fjale i miratuar nga Kuvendi ben pikerisht kete gje krijon mekanizmin e eliminimit te paligjshmerise dhe abuzimit qe eshte bere ne procesin e kthimit te pronave dhe mbron pjesen e shendoshe te tij pra ate pjese kur eshte respektuar dokumentacioni i sakte dhe i plote shkresor e arkivor - tha Doda. Ne mbeshtetje te te gjitha ketyre argumenteve ajo i propozoi komisionit qe ti rekomandoje seances plenare miratimin e ligjit ne forme dhe permbajtjen e tij pa ndryshime. Ky propozim eshte kundershtuar nga ligjvenesit socialiste. Deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj tha se PS grupet e interesit tashme dhe argumentet e Presidentit theksojne se ligji eshte ne kundershtim me Kushtetuten. Mendoj se ky duhet te jete nje shans qe i krijohet mazhorances per te reflektuar qe ti jape kesaj iniciative frymen e kerkuar nga Kushtetuta dhe nga ligji - tha ai. Nderkohe qe deputetja e PS-se Vasilika Hysi paralajmeroi cuarjen ne Kushtetuese te ligjit ne fjale. Ky ligj i ka te gjitha gjasat qe te shkoje ne Gjykate Kushtetuese - tha ajo. Pas argumenteve te socialisteve ligji ka kaluar me 12 vota pro dhe 9 kunder.

Ndryshimet e votuara ne Kuvend

Ndryshimet ne ligjin Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar jane miratuar ne 22 korrik ne Kuvend me 70 vota pro dhe vetem 1 abstenim. Sipas ndryshimeve cdo titull pronesie i dhene ne menyre te padrejte do te rishikohet por kjo ne baze te nje procedure te qarte ligjore. Ne ligj parashikohet se ne perputhje edhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nuk mund te verifikoje me nismen e vet titujt e pronesise te dhene nga zyrat rajonale. Por verifikimi i gabimeve te mundshme te dhena me pare do te behet vetem ne ato raste kur zbulohen rrethana te reja apo akte te reja shkresore qe kane rendesi per ceshtjen te cilat nuk mund te diheshin gjate shqyrtimit te kerkeses per njohje kthim apo kompensim te prones kur vertetohet se aktet shkresore ne baze te te cilave eshte dhene vendimi te kene qene apo te jene deklaruar me pas te paverteta me vendim gjyqesor te formes se prere kur vertetohet se aktet shkresore ne baze te te cilit eshte dhene vendimi te jene leshuar nga zyrtare te denuar penalisht per leshimin e tyre kur vendimi permban nje gabim material ne fakt ose ne ligj bazuar ne faktet e administruara ne dosje gjate kohes se shqyrtimit te kerkeses per njohje kthim apo kompensim te prones kur zyrtaret qe kane marre pjese ne dhenien e vendimit kane kryer vepra te denueshme penalisht te cilat kane ndikuar ne marrjen e vendimit dhe kur vendimi eshte bazuar ne nje vendim gjyqesor ose akt te nje organi tjeter qe ka ndikuar ne marrjen e vendimit dhe qe me pas eshte prishur/ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›