E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj Berisha duhet te beje edhe ndryshime te tjera ne kabinet

Ish-shefi i diplomacise komenton levizjet Ska perputhje per vleresimet e Priftit

Ndryshimet lsquoblic dhe te pjesshme ne qeverine lsquoBerisha jane komentuar nga ish-shefi i diplomacise ne vitet 2005-2007 Besnik Mustafaj si nje shans i humbur per ti bere nje analize me rrenjesore kabinetit qeverises. Ish-ministri i Jashtem dhe ish-bashkepunetori me i afert i shefit te ekzekutivit Besnik Mustafaj tha se qendrimi i LSI-se per ndryshime ne kabinet vjen per performancen e saj ne qeveri qe duket se ka caluar te ministri Prifti. Mustafaj nuk ka dashur te komentoje arsyet e vendimit per ndryshime por theksoi se eshte shenje jo e mire deklarata e Kryeministrit Berisha per ministrin ne ikje Dritan Prifti.

Nuk ka nje perputhje vleresimi qe ben LSI dhe Berisha per kete minister. Duket sikur Kryeministri ben nje paralajmerim per te mos e prekur kete politikan. Une mendoj se duhet marre seriozisht paralajmerimi i Berishes qe behet nepermjet superlativave qe i drejton punes se Priftit ne krye te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes thekson Mustafaj. Ish-deputeti i PD-se dhe ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj pas nje kohe distance nga arena politike per tiu nenshtruar profesionit te shkrimtarit dhe publicistit ka thyer heshtjen duke percjelle edhe disa mesazhe per Kryeministrin Berisha dhe qeverine qe ai drejton. Berisha humbi nje rast per ti bere analize qeverise e qe kete stine vjeshte te bente ndryshimet e duhura tha Mustafaj.

Nevoja per ndryshime

Duket se propozimi lsquoi hershem i kreut te LSI-se Ilir Meta drejtuar Berishes per ndryshime ne kabinet e ka gjetur kete te fundit ne nje moment te papershtatshem per te kryer ndryshimet edhe brenda ministrive qe drejtohen nga e djathta. Ne demokratet kemi pakenaqesi per disa ministra dhe me shume pakenaqesi mund te kene qytetaret. Do te ishin te duhura ndryshimet ne kete stine te re thote Mustafaj. Si njohes i mire i diplomacise Mustafaj eshte i mendimit se ministri i ri Edmond Haxhinasto do te vijoje ne rrugen e nisur prej Ilir Metes ne dikasterin e Ministrise se Jashtme. Kreu i qeverise ne nje deklarate te menjehershme pas vendimit te kryesise se LSI-se ka bere nje paralajmerim per ministrin Prifti duke e vleresuar punen e tij si minister por ne te njejten kohe pengoi cdo tentative brenda Partise Demokratike per te artikuluar edhe ndryshime te tjera ne kabinet. Ministria e Jashtme qe prej vitit 2005 e deri me sot ka qene nje nder dy ministrite me te prekura nga ndryshimet ne kabinet pas Ministrise se Kultures. Largimi i Besnik Mustafajt solli ne krye te diplomacise shqiptare Lulezim Bashen. Hyrja ne koalicionin qeverises te LSI-se solli Ilir Meten ne krye te ketij sektori dhe pak ore me pare erdhen serish ndryshime ku ne vendin e tij vjen nje tjeter perfaqesues i LSI-se Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›