Berisha në Kamëz, flet për legalizimet

Kryeministri Berisha garanton se brenda dy muajve të ardhshëm dosjet e legalizimeve do të miratohen në qeveri në masën 100% pasi gati 70% e tyre janë miratuar tashmë nga Këshilli i Ministrave. Ky është zotimi që ka marrë kryeministri Berisha gjatë një takimi me banorë të Kamzës. Shefi i mazhorancës tha se gjatë këtij mandati qeverisës, zonat informale në kryeqytet do të integrohen tërësisht duke plotësuar të gjithë parametrat modernë të zhvillimti të një kryeqytetit europian.
Kryeministri Berisha inauguroi dje fillimin e punimeve në rrugën Instituti Bujqësor - Bulçesh. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor me një gjatësi prej 2.6 kilometrash, i cili lidh bashkinë e Kamzës dhe bashkinë e Tiranës me komunën e Paskuqanit, do të përmbajë edhe sistemin e rrjetit të energjisë elektrike, telefonisë, si dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.