E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Matura shtetërore, proces i rëndësishëm

Lëvizja Socialiste për Integrim gjykon se, matura shtetërore është një proces shumë i rëndësishëm. Në një deklaratë për mediat, zv/sekretari i LSI-së, Besjan Pesha tha se, "matura shtetërore është një proces shumë i rëndësishëm për mijëra maturantë që presin të vijojnë studimet e tyre të larta". "LSI mbështet punën e deritanishme të MASH në administrimin e proçesit si dhe inkurajon të gjitha institucionet e përfshira të tregojnë përgjegjshmëri dhe profesionalizëm", ka pohuar Pesha.
Sipas tij, "LSI do të jetë në mbështetje të një proçesi sa më të rregullt dhe do të garantojë çdo të ri dhe maturant se do të ulet në auditoret e universiteve në sajë të meritës së akumular gjatë 4 viteve".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›